Goditet grupi i hajdutëve të celularëve, në pranga 4 të rinj
Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “IPhone”, bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve si autorë të dyshuar të një sërë vjedhjesh me dhunë të celularëve. Përkatëisht:- Indrit Engjellush Bylyku, 23 vjeç, banues në Tiranë,- Leonard Petrit Ndou, 18 vjeç, banues ne Selitë Tiranë,- Mino Novrus Zotaj, 19 vjeç, banues në Tiranë,- Eno Dashnor Barolli, 19 vjeç, banues në Tiranë,Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me dhunë telefonin celular të një shtetasi, nën kërcënimin e një mjeti të ftohtë (kacavide).Nga veprimet proçeduriale e hetimore të kryera është bërë e mundur zbulimi dhe dokumentimi i disa vjedhje me dhunë me këtë tendencë, ku shtetasit e lartëpërmendur dyshohet se kanë realizuar në zona të ndryshme të Tiranës vjedhjen me dhunë të celularëve të shtetasve të ndryshëm. Janë dokumetuar tërësisht implikimi i tyre në vjedhjet e mëposhtme:- Më datë 27.11.2013, në rrugën “Prokop Mima”, kanë vjedhur duke e kërcënuar shtetasin amerikan O.T, duke i marrë telefonin e tij dhe një shumë parash.- Më datë 25.12.2013, në afërsi të kopshtit Botanik në Tiranë, kanë vjedhur shtetasit R.B, ku nën kërcënimin e armës së ftohtë thikë, i kanë vjedhur dy telefona celular.- Më datë 11.01.2014, në afërsi të Kompleksit Dinamo, i kanë vjedhur, nën kërcënimin e armëve të ftohta (thikë), shtetasit K.Xh, telefonin celular.Ndërkaq policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa telefona celular në pronësi të shtetasve të ndryshëm. Aktualisht po punohet për gjetjen dhe sekuestrimin e telefonave të vjedhur më parë nga këto shtetas.Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë” e realizuar në bashkëpunim