Protesta antiqeveritare edhe në Podgoricë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2014, 14:32
Policia malazeze është përleshur sot me një grup protestuesish që kanë bërë përpjekje të çajnë kordonin e policisë pranë ndërtesës së qeverisë në Podgoricë.Demonstruesit kanë hedhur gurë në drejtim të policisë, e cila është përgjigjur me gaz lotsjellës.Protesta është organizuar nga grupi në Facebook “Revolucion në Mal të Zi – të gjithë në rrugë”.Ky grup ka bërë thirrje për protesta kundër qeverisë, të modeluara sipas zhvillimeve në Bosnjë.Në Sarajevë dhe disa qytete të tjera vazhdojnë edhe sot protestat antiqeveritare.