Belgjikë, Parlamenti miraton eutanazinë për fëmijët

Belgjika miratoi eutanazinë për fëmijët. Parlamenti i këtij vendi me shumicë votash e bëri të ligjshme eutanazinë për fëmijët  të cilët janë me sëmundje  të rëndë.Ligji për vetvrasjen e fëmijëve kaloi me 86 vota pro 44 kundër, ndërsa 12 persona abstenuan. Kur projektligji tani pritet të firmoset prej Mbretit, Belgjika do të shndërrohet në vendin e parë në botë që njeh të drejtën e eutanazisë pa asnjë kufi moshe.Në bazë të ligjit vetëvrasja e asistuar mund të kërkohet nga fëmijët  të cilët përjetojnë dhimbje të mëdha dhe mund të zbatohet vetëm nëse jepet edhe leja e prindit.Kundërshtarët e eutanazisë theksojnë se fëmijët e kanë të pamundur të bëjnë një zgjedhje të tillë kaq të vështirë. Belgjika legalizoi eutanazisë për të moshuarit në vitin 2002. Edhe në Holandë eutanazia është e ligjshme për fëmijët mbi moshën 12-vjeçare, nëse për këtë ekziston edhe konsensusi i prindërve.