Bastiset “kryeqyteti i seksit” në Kinë, arrestohen 920 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2014, 07:30
Policia kineze ka bastisur mbi 18,000 godina të ndryshme në krahinën e saj jugore.Aksioni i policisë vjen pas raportimit të mediave, ku është ekspozuar skllavëria seksuale në një qytet kinez të njohur si “kryeqyteti i seksit”.Një emision televiziv ka dokumentuar prostitucionin në qytetin Dongguan të krahinës Guangdong.Pas presion publik, policia nisi një operacion të gjerë bastisjesh në këtë krahinë të pasur bregdetare.Të enjten, forcat e rendit njoftuar se kanë arrestuar 920 persona të dyshuar si të përfshirë në një zinxhir prostitucioni.Sipas forcave të rendit, në mesin e qendrave të bastisura, ishin edhe klube nate, si dhe saunat dhe sallonet e masazhit.