SHBA, miliona persona të bllokuar nga stuhia dimërore

Rreshje të reja dëbore mbi zonën lindore dhe jugore të Shteteve të Bashkuara po e rëndojnë më tej situatën.  Rreshjet e reja po shoqërohen edhe me shi të ngrirë.  Zyrat qeveritare, shkollat dhe shumë biznese ishin të mbyllura si rezultat i stuhisë që deri tani u ka marrë jetën 22 personave dhe ka lënë mijëra të tjerë pa energji elektrike.Temperaturat pritet të ngrihen para fundjavës, por do të duhen disa ditë para se të shkrihet shtresa e borës që ka mbuluar me mijëra kilometra nga veriu në jug. Në disa zona kjo është stuhija e gjashtë dimërore për 2013-2014.Në 20 shtete, nga Mejn në veri të vendit e deri në jug në Alabama stuhija anuloi fluturime, lëvizje të transportit publik e privat, dhe la mijëra vetë pa furnizim me energji.Zyrtarët u kanë bërë thirrje banorëve të shmangin lëvizjet në rrugë.Problemet e shkaktuara nga stuhija goditën edhe autostradat kryesore të jugut. Stuhi dëbore dhe rreshje shi të ngrirë janë fenomene të rralla në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara, ku dimrat janë relativisht të butë.Por të enjten, për të dytën herë këtë vit, amerikanët në autostradat e jugut u ndeshëm me rrugë të bllokuara dhe aksidente të panumërta.