Renzi vë me shpatulla për muri Lettën, kryeministri italian: Nesër dorëzoj qeverinë
Ka zgjedhur ditën e Shën Valentinit për të dhënë dorëheqjen, jo se ky ishte vullneti i tij, por i partisë së tij. Kryeministri Italian, Enriko Letta, është vënë me shpatulla pas murit nga kreu i Partisë Demokratike të Italisë, Mateo Renzi.Për shkak të presionit brenda partisë së tij, kryeministri Letta është detyruar të dalë me dy qëndrime të ndryshme brenda pak orësh.Ndërsa paraditen e së enjtes deklaroi se nuk ishte në planet e tij tërheqja si kreu i ekzekutivit, pas mbledhjes se Partisë Demokratike u detyrua të dalë e të deklarojë se të premten do ti paraqesë doreqjen Presidentit të vendit, Xhorxho Napolitano.Enriko Letta nuk ka arritur të marrë votbesimin në partinë e tij, ndërsa duke e pritur nje vendim te tille ka preferuar te mos ishte i pranishem ne mbledhje.Përfaqësuesit e kësaj partie miratuan me 136 vota pro, 16 kundër dhe 2 abstenin dokumentin e paraqitur nga sekretari dhe kryebashkiaku i qytetit të Firences, Matteo Renzi, në të cilin kërkohej krijimi i një qeverie të re.Me nje mbeshtetje maksimale, Renzi ia ka dale te largoje Letten nga drejtimi i Qeverise, pasi sipas tij Italia ka nevojë për ndryshim.Matteo Renzi është shprehur gjithashtu se nuk ka ndrojtje të thotë se është ambicioz, çka do te thote se ai tashme synon te jete Kryeministri i italianeve.Matteo Renzi, kryebashkiaku i Firences dhe një prej politikanëve më karizmatikë dhe popullorë në Itali do të jetë Kryeministri i ri i Italisë.