Afganistani liron nga burgu 65 talebanë
Pavarësisht kundërshtimeve të ashpra nga Washingtoni, Afganistani ka liruar edhe 65 militantë të tjerë nga ish-burgjet amerikane.Një zëdhënës i burgjeve, majori Nimatullah Khaki i ka thënë agjencisë amerikane të lajmeve AP, se 65 të burgosurit janë liruar sot në mëngjes.Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë këta të burgosur si luftëtarë “të rrezikshëm” taleban të cilët sipas të gjitha gjasave do të kthehen në fushëbetejë për të vrarë forcat e koalicionit dhe ato afgane.Presidenti Hamid Karzai ka urdhëruar javë më parë, lirimin e tyre nga burgu Parvan, duke shkaktuar kështu zemërim në Shtetet e Bashkuara dhe NATO, që ndikuar edhe më tej në shtimin e tensioneve mes Kabulit dhe Washingtonit.Forcat amerikane në Afganistan thonë se këta të burgosur kanë qenë të përfshirë në sulme të përgjakshme ndaj forcat afgane dhe ato ndërkombëtare.