Sulm në një autobuz në Pakistan,8 policë të vrarë dhe 33 të plagosur

Tetë policë janë vrarë ndërsa 33 të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një bombe që kishte si shënjestër  një autobus të mbushur me policë pakistanez.Sulmi ka ndodhur në afërsi të qytetit portual Karachi në Pakistan. Mjekët konfirmuan numrin e viktimave për Radio Mashaal.Shumica e të plagosurve thuhet se janë në gjendje kritike.Një zyrtar i lartë policor, ka thënë se ëshë ende e paqartë nëse sulmi është kryer nga një kamikaz , apo ishte një bombë anës rruge që shpërtheu autobusin.Sulmi ndodh në kohën kur po bëhën përpjekje për të rihapur bisedimet e paqes ndërmjet  përfaqësuesve të qeverisë dhe talebanëve në Pakistan.Të dyja palët janë zotuar se do të ndërpresin dhunën derisa zhvillojnë bisedime.Një sulm me granata në një kinema të martën, në qytetin Peshavar, ka lënë 13 të vdekur.