Venezuelë, 3 viktima gjatë protestave kundër presidentit
Të paktën tre persona janë vrarë gjatë protestave anti-qeveritare në Karakas të Venezuelës, të cilat shpërthyen pas zgjedhjes së presidentit të ri Nicolas Maduro.Dhuna ishte kulmi i demonstratave sporadike që po zhvillohen prej javësh në krahinat që drejtohen nga opozitarët radikal, të cilët akuzojnë Maduron se ka dështuar që të kontrollojë inflacionin, krimin dhe mungesën e ushqimeve.Të njëjtit kërcënojnë edhe se do ta largojnë nga zyra me dhunë, nëse shumë shpejt nuk e kthen situatën në favor të popullit.Qeveria në Karakas, thotë se opozitarët po mundohen që përmes dhunës të organizojnë një grusht-shtet, si ai i para një dekade i cili përkohësisht largoi nga pushteti Hugo Chavez.Megjithatë, sipas agjencive ndërkombëtare, ka pak gjasa dhe shenja që Maduro të rrëzohet nga pushtetit.