Belgjikë, legalizohet eutanazia, prindërit mund të "vdesin" fëmijët e sëmurë

Me 86 vota pro, 44 kundër dhe 12 abstenime, Parlamenti i Belgjikës ka miratuar zgjerimin e ligjit të eutanazisë duke hequr kufizimin e moshës.Projekti u lejon fëmijëve të sëmurë termalë që të kërkojnë eutanazinë për t’u dhënë fund dhimbjeve nëse nuk ekzistojnë mjekimet e nevojshme. Firma e monarkut mbi ligjin do ta bënte Belgjikën vendin e parë në botë që do të ligjëronte eutanazinë pa kufizime moshash.Eutanazia aplikohet prej disa vitesh në Zvicër dhe Holandë, por vetëm për personat madhorë.Në Belgjikë dekriminalizimi i eutanazisë për njerëzit me sëmundje të pashërueshme u vendos në vitin 2002, por vetëm për personat mbi 18 vjeç.