SHBA-të shtojnë presionin mbi Kabul për paktin e sigurisë

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se po vazhdojnë t’i bëjnë presion Afganistanit për të nënshkruar marrëveshjen bilaterale të sigurisë për t’i mundësuar trupave amerikane që të qëndrojnë në këtë shtet.SHBA-të duan të mbajnë 10 mijë ushtarë në Afganistan pas tërheqjes së shumicës së forcave të huaja në fund të këtij viti, mirëpo ka paralajmëruar se edhe trupat e saj mund të largohen nëse një pakt i tillë nuk nënshkruhet së shpejti.Presidenti afgan Hamid Karzai ka refuzuar që ta nënshkruaj këtë pakt, deri më tani.Të mërkurën ndërkaq, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha se Washingtoni nuk do të rinegociojë këtë marrëveshje.Komentet e tij vijnë një ditë pasi drejtori i Inteligjencës Kombëtare, James Clapper, i tha Komitetit të Shërbimeve Ushtarake se ai nuk beson që Karzai do të nënshkruaj këtë pakt, dhe se Washingtoni duhet thjesht të presë derisa të zgjidhet presidenti i ri në Afganistan.Zgjedhjet presidenciale në Afganistan zhvillohen në prill.