Bisedimet për Sirinë në “qorrsokak”, sulme dhe viktima të reja

Delegatët e qeverisë siriane dhe të opozitës në Gjenevë thanë se bisedimet e paqes kanë hyrë në një rrugë pa krye, pa shënuar përparim në dhënien fund të luftës civile tre vjeçare.Negociatori i Kombeve të Bashkuara Lakhdar Brahimi u takua sot veçmas sot me delegacionin e qeverisë siriane dhe atë të opozitës.Zëdhënësi i opozitës siriane Loay Safi tha sot se negociatat pesë ditore kanë arritur “në një rrugë pa krye” për shkak të “trimërisë” të delegacionit qeveritar. Zëvendës ministri i jashtëm sirian Dayssal Mikdad tha se opozita erdhi në bisedime me një “plan pune jorealist”.Të dy palët mbajtën të hapur mundësinë për negociata të mëtejshme. Shtetet e Bashkuara që mbështesin rebelët dhe Rusia që mbështet qeverinë siriane, e kanë kritikuar ngërçin e krijuar.Gjatë vizitës në Pekin, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se bisedimet e Gjenevës nuk po prodhojnë atë lloj diskutimi për një qeveri tranzicioni që është e nevojshme.Ai tha se presidenti Barack Obama i ka kërkuar administrates së tij të mendojë për opsione të ndryshme për Sirinë që mund të kenë ekzistuar ose jo.Ndërkohë në Siri janë regjistruar sulmet e radhës. Aktivistët sirian për të drejtat e njeriut bën me dije se shpërthimi i një makinë bombë në afërsi të një xhamie ka shkaktuar vdekjen e 32 njerëzve.Observatoriumi Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër, njofton se shpërthimi që ka ndodhur në fshatin Yadouda, ka plagosur dhjetëra të tjerë.Mbi 136.000 njerëz kanë vdekur në Siri, prej luftës brutale që nisi në mars të vitit 2011, kurse mbi 3 milion civilë kanë ikur nga shtëpitë e tyre.