Afganistani liron 65 militantë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2014, 21:58
Afganistani ka liruar 65 militantë nga një ish qëndër amerikane e paraburgimit pranë bazës ajrore Bagram, megjithë kritikat e forta nga Shtetet e Bashkuara.Zyrtarët afganë thanë se të burgosurit u liruan sot nga burgu Parwan.Shtetet e Bashkuara kanë protestuar kundër lirimit të këtyre të burgosurve. Presidenti Hamid Karzai njoftoi disa javë më parë se çështja e të burgosurve është shqyrtuar nga qeveria e cila ka vendosur t’i lirojë.Shtetet e Bashkuara kërkonin që të burgosurit të dilnin para gjykatës afgane.