Shpërthen vullkani në Indonezi, evakuohen mijëra persona
Mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në Indonezi, pas shpërthimit të një vullkani në lindje të Javës.Nga mali Kelud është përhapur hiri dhe mbetje të tjera, të cilat kanë rënë në një zonë të madhe përfshi edhe qytetin Surabaya rreth 130 km larg tij. Disa zona janë mbuluar nga një shtresë hiri prej 4 centimetra.Tri aeroporte të rëndësishme u detyruan të mbylleshin, për shkak të shikueshmërisë së ulët .Zyrtarët kanë dhënë alarmin të enjten, rreth 1 orë përpara se vullkani të shpërthente, duke urdhëruar rreth 200 mijë njerëz, që jetonin në 36 fshatra në një perimetër prej rreth 10 km nga vullkani që të evakuohen.Gjithsesi, ende nuk është bërë e qartë, nëse të gjithë këta banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre.Disa prej të evakuuarve janë përpjekur të kthehen në shtëpitë e tyre gjatë së premtes, për të mbledhur sende të vlefshme, por nuk janë lejuar.