Opozita turke apel Presidentit për të mos dekretuar ligjin për internetin

Partitë opozitare në Turqi i kanë bërë thirrje Presidentit Abdullah Gul t'i verë veton legjislacionit që vendosë kufizime të debatueshme mbi internetin. Ky projektligj u miratua javën e kaluar nga parlamenti i vendit dhe ka shtuar shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare mbi liritë dhe të drejtat në vend.Presidenti Gul është nën presion në rritje për t'i venë veton projekt-ligjit, i cili e lejon qeverinë të bllokojë faqet elektronike pa urdhër gjykat dhe i jep asaj qasje ndaj informacioneve të përdoruesve deri në dy vjet.Kemal Kilicdaroglu, udhëheqësi i partisë kryesore të opozitës, Partia Popullore Republikane, i bën thirrje Presidentit të mbrojë demokracinë dhe t'i verë veton ligjit.Presioni po shtohet gjithashtu nga ndërkombëtarët. Si Bashkimi Evropian edhe Këshilli i Evropës kanë bërë thirrje që legjislacioni të tërhiqet.Edhe nëse presidenti i vë veton legjislacionit të internetit, ai do të detyrohet ta nënshkruaj atë në ligj në se qeveria e miraton për herë të dytë pa ndryshime.Por vëzhguesit argumentojnë se një veto do të ishte një dëm politik për kryeministrin Erdogan dhe ka të ngjarë të intensifikojë kundërshtimin në rritje për legjislacionin e debatueshëm.Çështja ka gjithashtu pasoja për zgjedhjet presidenciale të këtij viti, për të cilat as Kryeministri dhe as Presidenti nuk kanë përjashtuar mundësinë për të garuar.