Liberalizimi i vizave, Çitaku: Afatet kohore u shkelën nga BE, jo Kosova

Vonesat në heqjen e vizave janë rezultat i mosnjohjes së proçesit nga ana e Komisionit Evropian, ka thënë Vlora Çitaku, ministre e Integrimeve Evropiane.Shefja e dikasterit kryesor që merret me integrime evropiane ka deklaruar se afatet kohore për procesin e liberalizimit të vizave nuk janë shkelur nga Kosova, por nga ana e Komisionit Evropian, që pas dy vjetësh ka publikuar vetëm një raport vlerësues dhe ka dërguar vetëm një mision vlerësues.Sipas Çitakut, pengesë kryesore në rrugën drejt liberalizimit të vizave vazhdon të jetë migrimi ilegal dhe rritja e numrit të azilkërkuesve në vendet e BE-së.Çitaku ka thënë se azili nuk është shkak, por pasojë e gjendjes jo të mirë në të cilën jetojnë shumë qytetarë të Republikës së Kosovës.Ajo ka thënë se nuk ka guxim të japë një datë se kur Kosova do të hyjë në zonën e bardhë Schengen, por ajo pret që raporti i ardhshëm i KE-së të vërtetojë që Kosova ka përmbushur kriteret.