Bayern fiton miliona nga Chamnpions

Miliona të tjera në arkat e Bayern Munchen. Një ditë më parë klubi bavarez ka zgjatur kontratën me bankën "Hypo Vereinsbank" në bazë të së cilës gjigantët financiarë do të vijojnë të mbeten partnerë të kryesuesve aktualë të Bundesligës deri në vitin 2016 dhe do të derdhin në arkat e klubit çdo sezon nga 5 milionë euro.Por, kualifikimi për në 1/8-at e Champions League ka sjellë edhe bilancet e përfitimeve për Bayernin. Kështu, pas fitores së 4-t në Grupin F kundër Bate Borisov, ata e mbyllën fazën e grupeve duke arkëtuar plot 16.6 milionë.