Formula 1 plot adrenaline

Sezoni 2012 në Formula 1 ka qenë ndër më spektakolarët, edhe pse fituesi ka qenë i njëjti me vitet e kaluara. Fakti që shumë pilotë të ndryshëm kanë fituar gara, kanë bërë që të rritet më shumë popullariteti i këtij turneu, ndërsa statistikat flasin për një kthim të spektaklit.Gjatë të gjithë vitit 2012, janë realizuar 1139 parakalime në garë, një shifër që mbetet poshtë asaj të vitit të kaluar, ku i afrohej kuotës 1500, por që siç u tha më lart, bëhet më domethënëse për shkak të "shpërndarjes" së fituesve.Një nga këto çudi të sezonit mbetet fitorja e venezuelasit Pastor Maldonado në Barcelonë, me një makinë Uilliams të cilën askush nuk e cilësonte në gjendje as për të luftuar për podium. Pak më vonë, bokset e skuadrës angleze përfshihen nga flakët, në një koinçindencë që transformoi festimet e fitores në një panik të pabesueshëm.Rikuperimi më i jashtëzakonshëm mbetet ai i Sebastian Vetel në Abu Dabi, pasi piloti i Red Bull e nisi garën nga bokset për shkak të një penalizimi, ndërsa më pas arriti të siguronte një vend në podium. Vetel, i shpallur Kampion Bote për herën e tretë radhazi, merr vendin e parë edhe për xhirot më të shpejta, pasi ka realizuar 6 të tilla në kualifikuese dhe 5 në gara.Shpejtësinë më të lartë të këtij sezoni e ka realizuar Kimi Raikonen me Lotus në Monza, ku është arritur shpejtësia 346 kilometra në orë.