Eleminohet Çelsi
Benitez ka arritur fitoren e me Çelsin, duke masakruar danezët e Nordsjaelland me rezultatin 6-1 në Ligën e Kampioneve, por kjo nuk ka mjaftuar për kampionët në fuqi, që kanë përfunduar në vendin e tretë në grup dhe do të vazhdojnë aventurën evropiane në Europa League. Skuadra londineze shkruan emrin për herë të parë në historinë e turneut si fituesja në fuqi që nuk arrin të kalojë fazën në grupe.Në ndeshjen kundër Nordsjaelland, Çelsi ka patur kontrollin e plotë të takimit, duke shënuar lehtësisht në portën kundërshtare, edhe pse për të gjetur golin e avantazhit i është dashur penalltia e David Luiz. Më pas ka qenë Torres që ka dyfishuar shifrat në fundin e pjesës së parë të ndeshjes. Xhon ka ringjallur disi shpresat e danezëve për një rezultat të pranueshëm në fillimin e pjesës së dytë, por furia e Çelsit nuk është ndalur, ku Mata ka qenë i jashtëzakonshëm duke shënuar një gol dhe duke dhënë pasimet për golat e Kahill dhe Oskar, ndërsa Torres ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës për të dytën herë në këtë ndeshje, duke thyer mallkimin që e ndiqte prej shumë javësh.Por rezultati i skuadrës angleze është zhvlerësuar nga fitorja e Juventusit në Ukrainë, përballë Shakhtar Donetsk. Kampionëve të Italisë u mjaftonte edhe një barazim, por kanë arritur të marrin tri pikët falë autogolit të Kusher në pjesën e dytë, ndërsa ukrainasit duhet të kënaqen me faktin që gjithsesi kanë bërë surprizën në një grup jo shumë të lehtë. (LajmeShqip.com)GRUPI EÇelsi-Nordsjaelland 6-138' (p) David Luiz, 45', 56' Torres, 51' Kahill, 63' Mata, 71' Oskar / 46' XhonShakhtar Donetsk-Juventus 0-156' (ag) KusherRenditja: Juventus 12 pikë, Shakhtar Donetsk 10, Çelsi 10, Nordjaelland 1.