Moti i keq në Britaninë e Madhe, stuhi të fuqishme e përmbytje
Pjesë të Britanisë së Madhe pritet përsëri të përballen me përmbytje, ndërsa parashikuesit e motit kanë paralajmëruar një valë të re stuhije më vonë.

Më shumë se 1,000 prona janë përmbytur gjatë javës së kaluar duke rrezikuar jetën e njerëzve. Banorët e shtëpive janë paralajmëruar se janë shumë në rrezik.

Katërmbëdhjetë paralajmërime të rënda për përmbytje janë dhënë në Berkshire dhe Surrey, ndërsa dy mbeten në Somerset.

Metereologët thonë se erërat mund t'i kalojnë 100 mph rreth bregut perëndimor të Uellsit. Shtrëngata mund të jetë më e forta dhe më shkatërruesja e dimrit deri më tani.
Në shumë prej linjave hekurudhore ka pasur ndërpreje ndërsa autoritetet kanë këshilluar njerëzit të mos lëvizin shumë. Sekretari për transportin në qeverinë e Devid Kamerun tha se ky ka qënë një vit tepër i vështirë, ndërsa janë dashur shumë ndihma për të përballuar përmbytjet.