Presidenti rumun gjobitet për fyeje ndaj romëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2014, 09:20
Këshilli Kombëtar për Luftën ndaj Diskriminimit i Rumanisë ka gjobitur presidentin e vendit, Traian Bashesku me 600 lei (185 $) për shprehjen e tij se ciganët i shmangen punës dhe se jetojnë duke vjedhur.Fillimisht dikasteri në fjalë refuzoi marrjen e masave kundër Basheskut, meqenëse këto fjalë u shprehën prej tij përtej kufijve të vendit. Por, si përfundim, Gjykata e Lartë këmbënguli për gjobitjen e tij.Në vitin 2010, në një konferencë në Slloveni, Bashesku deklaroi si vijon: "Vetëm fare pak prej tyre (romëve) duan të punojnë", si dhe: "Tradicionalisht shumica e tyre jetojnë duke vjedhur".