SHBA, Dhoma Përfaqësuese miraton rritjen e borxhit

Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar masën e rritjen së kulmit të borxhit për një vit.Ky legjislacion e lejon Departamentin e Thesarit të Shteteve të Bashkuara të vazhdoj të marrë borxh, deri më 15 mars të vitit të ardhshëm, në mënyrë që të mund të paguhen borxhet aktuale, që vlerësohen se janë 1700 miliardë dollarë.Kjo masë u miratua mbrëmë vonë me 221 për dhe 201 vota kundër. Prej republikanëve për këtë masë votuan vetëm 28 përfaqësues, përfshirë edhe kryesuesin e Dhomës, John Boehner.Megjithëse votimi ishte tejet i ngushtë, kjo lëvizje është parë si një fitore e vogël në Kongresin e ndarë.Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, vlerësoi se kjo  ishte “fitore për vendin”.Tashmë pritet që legjislacioni të votohet në Senat.