Mitrovicë, dy familje i mbyllin rrugën gjakmarrjes
Ka pak ditë që ka humbur djalin, por babai i Astrit Sylës ka gjetur forcën të shtrëngojë dorën me familjen e autorit të krimit.Në Mitrovicë, në veri të Kosovës dy familjet që u tronditën nga ngjarja e 28 janarit në shkollën "Arkitekt Sinani", sot kanë vendosur që përmes një akti të guximshëm të falin gjakun. Në xhaminë e Shipolit, në kohën që falej namazi i xhumasë, bazuar në Kanunin e Lekë Dukagjinit, dy familjet Syla dhe Hyseni kanë shtrënguar duart e kanë falur gjakun në prani të 40 burrave, pjesë e dy fiseve...Me këtë akt i mbyllet rruga gjakmarrjes së mundshme dhe gjithçka i lihet në dorë drejtësisë.Fitim Hyseni, autori i këtij krimi është në paraburgim dhe pret fjalën e drejtësisë, kurse Astrit Syla është përcjellë për në banesën e fundit javën e kaluar.