Maqedoni, burg për ata që luftojnë jashtë vendit
Pas Kosovës, edhe Parlamenti në Maqedoni po shqyrton mundësinë e miratimit të një mase ligjore ndëshkimore, për gjithë ata që luftojnë në Siri.Kohë më parë një kërkesë e tillë ka mbërritur Lidhja Demokratike (LD), e ish- ministrit të brendshëm Pavle Trajanov, një parti minore që është pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE.Një nismë e tillë është bërë në Bosnjë – Hercegovinë, Serbi dhe pritet të aplikohet edhe në Kosovë. Këto masa janë nxitur pas numrit të madh të qytetarëve nga Maqedonia që luftojnë përkrah forcave të kryengritësve në Siri.Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin përmes të cilit synohet t’i jepet fund praktikës kur kosovarët marrin pjesë në luftëra jashtë vendit.Gjithçka është iniciuar pasi që shumë të rinj nga Kosova u nisin për në Siri, për të luftuar krah rebelëve të atjeshëm.Ministrja për integrime evropiane e Qeverisë së Kosovës, Vlora Çitaku ka theksuar se pjesëmarrja apo bashkimi ne konfliktet e armatosura jashtë territorit te vendit konsiderohet vepër penale dhe e dënueshme deri ne 15 vite burg.Sipas ligjit, në momentin që do të kthehen kosovarët që kanë shkuar në Siri do t'i pret burgu. Ky dënim i pret porsa të kalojë në Kuvend Projektligji për parandalimin e kosovarëve në luftra jashtë shtetit. Por në Maqedoni kodi penal parashikon dënime me minimale, edhe ate prej 1 deri në 5 vjet burg.