Bosnjë Hercegovinë, disa qytete përfshihen nga dhuna
Autoritetet në Bosnjë Hercegovinë janë në gjendje gadishmërie, pas tre ditëve trazirash, që kanë përfshirë kryeqytetin Sarajevë dhe qytetin verior Tuzlla.Gjatë ditës së djeshme policia është përleshur me demonstruesit e zemëruar në të dy qytetet.Në Sarajevë, policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe plumba gome për t’i shpërndarë protestuesit, të cilët e kanë ndezur një ndërtesë presidenciale.Në qytetin Tuzlla, demonstruesit kanë depërtuar në një ndërtesë lokale dhe i kanë vënë zjarrin.Raportohet se protesta të tilla ka pasur edhe në qytetet Bihaq, Zenicë dhe Banja Llukë, ku janë plagosur disa persona.Të enjten, rreth 130 persona janë plagosur në përleshjet me policinë në qytetin Tuzlla.Bosnjë Hercegovina, me 3.8 milionë banorë, është njëri nga vendet më të varfëra në Evropë.Më se 40% e popullatës është e regjistruar si e papunë ose me punë “nënvlerësuese”.