Ukrainë, përplasja e radhës BE-SHBA
Një bisedë telefonike mes ndihmës sekretares amerikane të shtetit Vitoria Nuland me ambasadorin amerikan në Ukrainë, ku përçmohet puna e lidhur me trajtimin që blloku i ka bërë krizës në Ukrainë ka sjellë përpasjen e radhës SHBA-BE.Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka cilësuar deklaratat e Nuland krejtësisht të papranueshme, duke hedhur poshtë punën e bërë nga BE. Zëdhënësi i Merkel tha se kancelarja mbështet plotësisht punën e bërë nga shefja e politikës së jashtme të BE Catherine Ashton për të zgjidhur krizën. Zyrtare amerikane thane se Nuland ka kërkuar ndjesë për komentet e raportuara në shtyp.Në një video të hedhur në YOUTUBE, ku dëgjojet zëri i ndihmessekretares së Shtetit, Victoria Nuland duke folur në telefon me ambasadorin e Shteteve te Bashkuara në Kiev, përdor një shprehje mjaft të rëndë kur flitet për Bashkimin Europian.Videoja mban titullin Marjonetat e Maidanit, sheshit kryesor të Kievit të shndërruar në qendrën e protestave anti-qeveritare dhe është e titruar në rusisht.Por zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Jen Psaki akuzoi Moskën se ka regjistruar dhe shpërndarë telefonatën, duke e cilësuar këtë një lëvizje shumë të ulët të spiunazhit rus.