Forcat izraelite përleshje me besimtarët në xhaminë al-Aqsa

Forcat izraelite janë përleshur me besimtarët në xhaminë al-Aqsa në Jeruzalemin Lindor, pas lutjeve të darkës.Forcat izraelite kanë mësyrë xhaminë dhe kanë hedhur granada tymuese gjatë së premtes, ndërkohë që dhjetra besimtarë janë kundërpërgjigjur me gurë, teksa bërtisnin se”do të sakrifikojmë gjakun dhe shpirtin tonë për ty, Aqsa”.Një person raportohet i plagosur, i cili ka marrë ndihmë mjekësore brenda xhamisë.Zëdhënësi i policisë së Izraelit, Micky Rosenfeld, tha se policia është përgjigjur pasi u hodhën gurë ndaj tyre. Rosenfeld tha se policia kishte arrestuar 7 persona gjatë operacionit prej 2 orësh.