“Lojrat Olimpike Dimërore Sochi 2014”, arenë magjike dritash
Qyteti i Sochit u kthye sonte në një arenë magjike dritash dhe entuziazmi të spektatorëve pjesëmarrës të cilët panë nga afër hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Dimërore. Skenografia e hapjes ishte hapi parë drejt magjisë së spektaklit dhe aftësive sportive që do të dhurojnë mbi 2.900 atletë të 15 disiplinave të ndryshme. Qyteti resort në bregdetin rus të Detit të Zi mikpriti Flakadanin olimpik ditën e enjte, pas një udhëtimi prej 65 mijë km nga poli i veriut e deri tek kozmonautët rusë në hapësirë.Gjatë ceremonisë së hapjes zyrtare, në stadium ishin të pranishëm presidenti rus Vladimir Putin dhe kreu i OKB Ban Ki Moon, ndërsa u vu re mungesa e presidentit amerikan Barrack Obama dhe disa zyrtarëve të lartë të BE. Shtetet e Bashkuara kanë adresuar akuza ndaj Rusisë për masa të pakëta sigurie gjatë mbajtjes së lojërave të planifikuara deri më datë 23 shkurt ndërsa Putin ka siguruar se situata është e sigurtë.Kjo Olimpiadë Dimërore organizohet 34 vjet pas ndërprerjes së lojërave të Moskës të cilat u bojkotuan nga atletët rusë.Por, me një kosto prej 30 miliardë paund-ësh, Lojërat Olimpike Dimërore të Sochi-t shënojnë një rekord: kushtojnë më shumë se të gjitha lojërat e tjera të mbledhura së bashku, deri në ditën e sotme.Rusia i është përkushtuar me plot 600 milionë paund sporteve elitare dimërore, që kur fitoi kandidaturën për të organizuar këto lojëra, 7 vjet më parë.