Egjipt, bombë poshtë një ure në Kajro, plagosen 4 policë

Të paktën katër punonjës policie janë plagosur sot në Kajro, nga shpërthimi i një bombe të vendosur poshtë një ure.Sulmi besohet se kishte për shënjestër një postbllok policor i cili ishte vendosur aty për të vëzhguar protestën e mbështetësve të presidentit të përmbysur egjiptian, Muhammad Morsi.Forcat e sigurisë në Egjipt, kanë qenë shënjestër i shpeshtë i sulmeve të tilla, ku dhjetra prej tyre kanë vdekur dhe po aq janë plagosur, që kur Morsi u largua nga pushtetit.Që nga korriku i vitit të kaluar, mbi 1,000 protestues pro dhe kundër Morsit janë vrarë.Gjatë muajit janar, nga një valë shpërthimesh kundër forcave të rendit, janë vrarë 24 oficerë policie.