Vrasja në Grabjan të Lushnjës, Anila Llozi: Kërkoj drejtësi ose do kryej vetëgjyqësi

Ne qofte se gjykata nuk jep denimin e merituar ndaj Daniela Meçanit, une deklaroj se do te kryej vetegjyqesi duke perdorur shume here me teper goditjet me thike qe ajo beri ndaj burrit. Kjo deklarate teper e rende dhe e frikshme vjen nga Anila Llozi, bashkeshortja e 43-vjeçarit Ilir Llozi, i cili u ekzekutua pak dite me pare ne Grabian te Lushnjes.Ndersa ka kryer kete deklarate ajo ka hedhur drite mbi ngjarjen, duke bere me dije se deklaratat e Daniela Meçanit jane qe te gjitha mashtrime dhe vrasja ka ndodhur ne mes te fshatit dhe jo ne kasollen e bagetive siç pretendon e ndaluara, pasi keto kane qene edhe fjalet e fundit te viktimes, i cili dha shpirt ne duart e Anila Llozit,te pakten keshtu deklaron vete ajo.E veja eshte shprehur se Ilir Llozi asnjehere nuk ka patur lidhje me Daniela Meçanin, por perkundrazi ai ka qene mik me burin e saj dhe ka dashur ta vendose ne dijeni per nje lidhje jashtemartese qe Daniela kishte dhe pikerisht per kete arsye ajo e vrau.Ngjarja e rende u shenua ne Grabian te Lushnjes dhe menjehere pas saj Daniela Meçani e arrestuar nga policia ka pretenduar se ajo ka vrare 43-vjeçarin Ilir Llozi ne kushtet per tu vetembrojtur, pasi ai kerkonte te kryente marredhenie seksuale me dhune.