Vrasja në Peshkopi, arrestohet autori, shok i ngushtë me viktimën
Blondin Lusha 21 vjeç ka mbetur i vrare me arme zjarri gjate mbremjes se djeshme, ndersa mesohet se ai eshte qelluar nga shoku i tij i ngushte Endrit Cena i arrestuar nga policia disa minuta pas ngjarjes.Vrasja eshte shenuar ne Peshkopi, ne ambjentet e lokalit ne pronesi te babait te autorit te ngjarjes.Edhe pse 21-vjeçari u dergua menjehere ne urgjencen e spitalit, e cila ndodhet shume prane me vendin ku ndodhi ngjarja, i riu nuk mundi te mbijetoje.Menjehere pasi ka qelluar mbi shokun e tij, Endrit Cena eshte larguar nga vendgjarja, ndersa babai i tij Ramiz Cena, ish-shefi i policise bashkiake Peshkopi, eshte shoqeruar ne rajonin e policise per te dhene detaje mbi ngjarjen, pasi ai ka qene i pranishem ne momentin kur ka ndodhur.Ende policia lokale nuk ka dhene nje informacion te sakte mbi shkaqet e vrasjes, por ajo qe eshte bere me dije eshte fakti se Endrit dhe Ramiz Cena, babe e bir, kane qene duke debatuar me 21-vjeçarin Lusha, i cili eshte qelluar me pas per vdekje.Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqeruar ne komisariat edhe disa persona,te cilet kane qene prezent ne momentin kur u shenua vrasja.