Tahiri, Lidington: Byroja Kombëtare e Hetimit rrit efikasitetin në goditjen e krimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka pritur sot Ministrin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Evropën, David Lidington, me të cilin ka biseduar lidhur me ecurinë e deritanishme të reformave në fushën e rendit dhe sigurisë publike në vend sikurse edhe për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.Ministri Tahiri e ka informuar homologun britanik mbi reformat e ndërmarra në Policinë e Shtetit dhe rezultatet e deritanishme në luftën kundër kriminalitetit në përgjithësi dhe krimit të organizuar e korrupsionit në mënyrë të posaçme.Tahiri theksoi se reformat se reformat e ndërmarra dhe ato në vijim si dhe rezultatet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, janë një tregues i qartë i vendosmërisë së qeverisë për të garantuar siguri për qytetarët, shtetin e së drejtës dhe barazinë para ligjit.“Ne jemi të ndërgjegjshëm e të vendosur mbi përgjegjësitë që kemi në garantimin e sigurisë publike, por edhe në plotësimin e një sërë detyrimesh të nevojshme për procesin e integrimit të vendit në BE”, ka thënë Tahiri.Nga ana e tij ministrit britanik e ka vlerësuar si ambicioz programin e qeverisë shqiptare edhe në drejtim të rendit dhe sigurisë publike, ndërkohë që ka vlerësuar në mënyrë të veçantë nismën për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për të cilën ka kërkuar.Ministri Tahiri është shprehur se puna për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit është në fazat e fundit të përgatitjes së draftit, i cili shumë shpejt do t’i paraqitet qeverisë për miratim. Ai ka theksuar se Byroja se bashku me masat e tjera që do të marrë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit do të rrisnin efikasitetin e goditjes së krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafiqeve të paligjshme.Duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm policor dhe rezultatet, Ministri Britanik ka siguruar gatishmërinë e qeverisë së Britanisë së Madhe për asistencë të kualifikuar lidhur me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe gjithashtu për Policinë e Shtetit, për forcimin e kapaciteteve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.