INUK-ut nuk i "ndez" fitili tre here, pas 3 tentativash pallati hidhet në erë

Pas tre tetativave të dështuara që prej orës 15:00 të mesditës forcat e xhenios dhe ato të INUK kanë mundur të realizojnë shpërthimin e komanduar vetëm në 15:39, duke hedhur në tokë objektin 7-katësh në hyrje të Rrugës së Elbasanit në Tiranë. 

 Tre tentativat dështuan për shkak të nje defekti ne përcjellësin elektrik dhe vetëm pas ndërrimit të tij, u bë e mundur përcjellja duke ndezur dhe tritolin.  Këtë herë ndërtesa ra e gjitha duke sjellë pasoja edhe për disa objekte të tjera afër saj. Pas tymnajës që solli shpërthimi, u shfaq rrënoja e cila do të hiqet e gjitha brenda ditës së nesërme terësisht nga ushtria. Ky është shpërthimi i katërt me tritol i objekteve pa leje.  

Prej ditës së djeshme ka filluar hapja e vrimave në të gjitha kolonat mbajtëse të godinës, ku është vendosur sasia e caktuar të eksplozivit, në mënyrë që gjatë shpërthimit të këputen kolonat mbajtëse dhe godina të shembet brenda saj, pa dëmtuar objektet përreth.    

Pronarët: Po penalizohemi, prishja e paligjshme 

Ndërkohë pronarët e godinës e kanë cilësuar si të paligjshme prishjen e ndërtesës. Ata kanë deklaruar se godina është në proces legalizimi dhe nuk janë njoftuar në kohë për prishjen e saj. Ndërkohë drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë njofton qytetarët se për shkak të shembjes me eksploziv të ndërtesës nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik kombëtar (INUK), prej orës 14:00 dhe deri në orën 17:00 të ditë së sotme, do të ketë bllokim të akseve rrugore: Rruga e Elbasanit, nga Fakulteti Filologjik deri të rreth rrotullimi i Saukut. Rruga “3 Vëllezërit Kondi”; Të gjitha rrugicat e kodrave të Liqenit Artificial që të çojnë në pjesën e sipërpërmendur të rrugës së Elbasanit. Në hartën më poshtë paraqitet zona në të cilën nuk do të lejohet kalimi i mjeteve dhe këmbësorëve.