Debate në komisionin e shëndetësisë, “dënim” për mjekët që japin raportet të rreme për kemp

Tritoli ka qënë i panishëm edhe në komisionin e shëndetësisë, jo fizikisht por në debatet më të nxehta të deputëve në kohën kur duhet diskutohej për sigurimet shoqëore për policët.Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi tha se as ministri i brendshëm dhe as zv. ministrat nuk janë të pranishmëm sepse e kanë mendjen për të porositur tritol. Ndërsa deputetët e mazhorancës kundërshtuan këtë deklaratë.Projekligji për sigruimet shoqërore kaloi në parim. ISSH do të jetë institucioni në varësi të Ministrisë së mirëqënies sociale dhe Rinisë. Për herë të parë, mazhoranca propozon se për marrjen e një kempi, mjekët që përbëjnë komisionin për të dhënë këto raporte nëse do të ketë favorizime do ti hiqet e drejta e ushtimit të profesionit nga 3 deri në 5 vjet.Ndërsa ish ministri i ekonomisë Florion Mima tha se skema e pensioneve është e dështuar pa hyrë në fuqi pasi sipas tij është e njëjta skemë si në vitin 1993 dhe që rezultoi e pasukseshme.