Abuzimet me fëmijët, raporti i OKB-së “fshikullon” Selinë e Shenjtë
OKB ka denoncuar Vatikanin për miratimin sistematikisht të politikave që kanë lejuar priftërinjtë të abuzojnë seksualisht me mijëra fëmijë.Mbikqyrës i OKB-së për të drejtat e fëmijëve tha se Selia e Shenjtë duhet menjëherë të largojë të gjithë ata që janë të njohur ose të dyshuar se kanë abuzuar me fëmijët.OKB ka kritikuar ashpër qëndrimet e Vatikanit ndaj homoseksualitetit, kontraceptivëve dhe abortit. Në raportin e tij Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Fëmijës tha se Selia e Shenjtë do të hapë dosjet e veta mbi pjesëtarët e klerit që kanë fshehur krimet e tyre në mënyrë që ata të mund marrin përgjegjësitë që iu takojnë.Komiteti tha se ishte i shqetësuar seriozisht se Selia e Shenjtë nuk e ka pranuar shkallën e krimeve të kryera.Në raport theksohet se kjo praktikë e vendos fëmijët në shumë vende në rrezik të lartë të abuzimit seksual.Ky raport i OKB-së vjen pasi zyrtarët e Vatikanit u morën në pyetje në publik muajin e kaluar mbi atë çfarë ata ishin duke bërë për të parandaluar abuzimet e tjera. Dhe vetë Vatikani ka ngritur një komision për të luftuar abuzimin e fëmijëve në Kishë.