Basha paralajmëron Ramën e Metën: S'do jemi fasadë e gijotinës që i bëhet Kuvendit

Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, nuk foli per skenarin e ukarainas, por beri mjaft te qarte skenarin e forces qe ai drejton. Opozite te forte ne parlament, por dhe jashte tij per ti bere balle kesaj mazhorance qe sipas Bashes, nuk e njeh shtetin ligjor.“Krimi ka qenë dhe mbetet armiku i rendit i lirive e të drejtave të njeriut dhe i jetës së qytetarëve. Krimi i ngritur në sistem, siç është blerja e votës është atentati më i madh ndaj demokracisë. Mbrojtja e demokracisë është misioni ynë, ndaj kërkojmë kthimin e ligjshmërisë në Policinë e Shtetit. Opozita do të vijojë luftën e saj duke nisur me seancë nesërme parlamentare të cilën do ta kthejmë në një arenë të madhe të ndeshjes së ligjit me antiligjin” u shpreh Basha.Paralajmerimin per rrezimin e komisionit hetimor mbi ligjshemrine e emerimeve ne policine e shtetit, Basha e cilesoi si karshillik te mazhorances ndaj Kushtetutes, opozites, por dhe aleateve nderkombetare.“Dyshja Rama-Meta me një akt të paprecedentë dhe me një karshëllik ndaj Kushtetutës refuzuan kërkesën e opozitës për ngritjen e komisionit parlamentar për emërimet dhe shkarkimet në kupolën e policisë së shtetit. Ky është dhunim i Kushtetutës dhe një ujdi mafioze për të fshehur emërimet kriminale. Është një përpekjet e mjerë dhe provokuese për të penguar opozitën në misionin e saj për të mbrojtur shtetin ligjor dhe demokracinë, për të kërkuar transparencën dhe llogaridhënien. Rama e Meta duhet ta dinë që nuk shkohet në Evropë duke u konfliktuar me opozitën, por shkohet bashkë me të. SHBA e këshilloi qeverinë të heqë dorë nga politika e deritanishme konfliktuale me opozitën. Shumica rrëzoi komisionin hetimor për emërimet në Policinë e Shtetit, është e dyta kërkesë që na refuzon. Shumica t’i hapë rrugë komisionit të kërkuar nga opozita dhe të marrë pjesë edhe vetë në të. Së bashku të hetojmë e kërkojmë thellim të ligjshmërisë në Policinë e Shtetit si kusht për kthimin e normalitetit” tha Basha.Basha tha se ne vend po mbizoteron nje gjendje e pergjithshme pasigurie dhe se policia e shtetit eshte shenderruar ne vendin ku krimi jo qe nuk luftohet, por punesohet.