Britania: Të forcohet sundimi i ligjit, mos e rrezikoni statusin
Në vizitën e tij në Tiranë, ministri Britanik i Shtetit për Evropën David Lidington ka lënë detyra të qarta për Shqipërinë në rrugën e saj drejt Europës.Që të mos përsëritet më skenari i refuzimit të statusit për Shqipërinë nga Britania, ministri Lidington ka kërkuar forcim të sundimit të ligjit dhe reforma në drejtësi.Qëndimin ministri britanik e shprehu gjatë takimit me kreun e Kuvendit Ilir Meta.Siç njofton zyra për shtyp e Kuvendit, Ministri Lidington shprehu angazhimin e Qeverisë Britanike për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe nënvizoi se forcimi i sundimit të ligjit dhe reforma në drejtësi do të jenë kyçe në këtë drejtim.
Z. Lidington vuri në dukje gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar ndaj Shqipërisë dhe rajonit, dhe në këtë kontekst është e gatshme të zgjerojë mbështetjen e saj në avancimin e reformave prioritare të Shqipërisë.Kryetari i Kuvendit Meta dhe Ministri i Shtetit Lidington ndanë bindjen e përbashkët se forcimi i dialogut politik dhe gjithëpërfshirja mbeten shumë të rëndësishme për progresin e reformave.Takimi me RamënNë ditën e dytë të qëndrimit në Tiranë, David Lidington, zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama. Siç njofton zyra e shtypit në Kryeministri në fokus të takimit ishte perspektiva evropiane e Shqipërisë.Kryeministri Edi Rama e njohu ministrin Lidington me reformat e ndërmarra, duke theksuar se pavarësisht se Shqipëria nuk mori statusin e vendit kandidat në muajin dhjetor, Qeveria shqiptare mbetet e vendosur në angazhimin e saj për përmbushjen e të gjitha prioriteteve të kërkuara në këtë proces.Nga ana e tij, Ministri Lidington vlerësoi punën e deritanishme të qeverisë shqiptare dhe reformat e ndërmarra prej saj.