Infrastruktura diskriminuese për "PAK", bllokim çdo ndërtimi që nuk garanton aksesin
Çdo ndërtesë në punime e sipër apo çdo projekt ndërtimi në të ardhmen nëse nuk përfshijnë infrastrukturën e nevojshme për Personat me aftësi të Kufizuar si ashensorë apo rampe, do të bllokohen. Kjo sepse siç tregon edhe harta shumë pak ndërtesa institucione apo private kanë lehtësi infrastrukture për këtë kategori.Zv kryeministri Niko Peleshi tha se nuk do të shpenzohet asnjë qindarkë nëpërmjet projekteve nëse ndërtime nuk krijojnë akses për Personat me Aftësi të Kufizuara.Këto barriera mjedisore do te jenë prioritiet për ndërhyrje të menjëhershme dhe strategji aftagjate të ministrisë së mirëqënies sociale dhe rinisë.“Shërbimet publike nuk mund të quhen të tilla, nëse nuk kanë akses të gjithë qytetarët. Personat me aftësi të Kufizuar kanë mungesë aksesi në shërbimet publike. Duhet të zyrtarizohet gjuha e shenjave dhe ndërtimet e institucioneve duhet të jenë të përshtatshme për Personat me Aftësi të Kufizuar” tha Veliaj.Përpara se këtë gjë ta kërkojnë tek ndërtuesit dhe subjektet private, do të jenë ministrat e qeverisë Rama ata që do të japin shembull të parët që në institucionet publike të ketë infrastrukturë.Zv. ministri i transporteve Ylli Manjani tha se fillimisht duhet të evidentohen objektet që janë pasuri publike, një problem i mbartur ndër vite. Problematika u trajtua në mbledhjen e këshillit ndërministral për PAK.