Ashton: SHBA dhe BE, ndihmë Ukrainës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2014, 07:30
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, ka thënë se BE dhe SHBA po punojnë në një plan që do t`i ofrojë ndihmë financiare Ukrainës.Zonja Ashton i tha të përditshmes Wall Street Journal se me këtë lëvizje synohet ndihma për Ukrainën gjatë periudhës tranzitore, kur një qeveri e përkohshme të miratoj reformat politike dhe ekonomike para zgjedhjeve presidenciale, të parashikuara për vitin e ardhshëm.Ajo ka thënë se sasia e ndihmës “nuk do të jetë e vogël” dhe nuk do të ketë nevojë që Ukraina të arrijë marrëveshje afatgjatë me Fondin Monetar Ndërkombëtar.