Vjedhje masive e të dhënave qeveritare gjermane

Të dhënat e të gjitha ministrive gjermane dhe 17 deputetëve janë  vjedhje në një sulm të  kryer nga hakerat nga Evropa Lindore vitin e kaluar, raporton magazina Der Spiegel të dielën.Në total 16 milion njerëz janë prekur nga thyerja e sistemit të sigurisë, i cili është detektuar muajin e kaluar.Vjedhja përfshinte adresat e email-it dhe fjalëkalimet e punëtorëve në 14 ministri, dhe të atyre të ligjvënësve.Siç shkruan Der Spiegel, detajet e mbi 600 emailave qeveritar janë vjedhur.Sipas autoriteteve gjermane, kriminelët kanë arritur që të infektojnë miliona kompjuter me një program i cili i ka futur më pas në një rrjet, që i referohen si “botnet”, prej të cilit më pas të dhënat u vodhën.