Greqi, sërish tërmet në ishullin Kefalonia

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka tronditur ishullin grek të Kefalonisë. Sipas autoriteteve nga tërmeti me magnitudë 6.1 ballë 10 persona janë plagosur po fatmirësisht nuk ka pasur viktima.Zyrtarët e këtij rajoni thanë se ka pasur dëme materiale të shumta. Ky tërmet është ndjerë edhe në ishullin e afërt Zakinthos, në pjesët perëndimore të Greqisë dhe në kryeqytetin Athinë.Pas tërmetit me magnitudë 5.9 ballë  i cili  goditi ishullin më 26 janar, mijëra banorë i kalojnë netët në qiell të hapir.Sipas ekspertëve të Institutit të gjeodinamikës tërmetet e fundit në këtë zonë janë  fiziologjike dhe brenda kuadrit të sizmologjisë së rajonit.