Zbulohet kontrabandë ilaçesh, policia e Tiranës arreston një person

Zbulohet në kryeqytet kontrabanda e Ilaçeve nga Italia në Shqipëri. Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasin Bardhyl Imami, pasi në bashkëpunim me të tjerë persona furnizonte farmacitë me ilaçe kontrabandë.Arrestimi i Imamit është bërë nga strukturat Kundër Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, gjatë operacionit policor të koduar "Medikamenti I".  Bardhyl Imami akuzohet për "tregëtim dhe transportim të mallrave kondrabandë".Në cilësinë e provave materiale policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme ilaçesh të ndryshme që përdoren për sëmundjet e diabetit, zemrës, tensionit, si dhe antibiotikë të ndryshëm.  Policia ka sekuestruar gjithashtu një shumë të konsiderueshme parash: rreth 700 mijë lekë, 5500 Paund, 7500 euro, 100 Dollarë etj. Sipas policisë në një periudhë 3-vjeçare ai ka ushtruar aktivitetin e kondrabandës në tregëtimin e ilaçeve, me origjinë nga Italia.Ndërkaq pritet që policia të vërë në pranga dhe bashkëpunëtorë të tjerë të Bardhyl Imamit.