Kryeministri i Sllovakisë vizitë në Tiranë, takon Ramën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2014, 17:50
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.Ai është pritur në një ceremoni shtetërore nga homologu i tij shqiptar Edi Rama dhe më pas dy kryeministrat kanë zhvilluar një takim tetë a tetë.Në koferencën e përbashkët për shtyp, kryeministri Rama vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve.
“Përfaqësuesi i një vendi që për eksperiencën e këtyre viteve përbën një shembull prej të cilit mund të mësojë shumë Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit perëndimor. Kolegu Fico është një prej kryeministrave Europianë tek të cilët unë gjej një shembull për tu ndjekur për qeverisjen e mirë, për poltikat zhvillimore dhe nxitëse për ekonominë dhe për sipërmarrjen e mirë”, u shpreh Rama.
“Përfaqësuesi i një vendi që për eksperiencën e këtyre viteve përbën një shembull prej të cilit mund të mësojë shumë Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit perëndimor. Kolegu Fico është një prej kryeministrave Europianë tek të cilët unë gjej një shembull për tu ndjekur për qeverisjen e mirë, për poltikat zhvillimore dhe nxitëse për ekonominë dhe për sipërmarrjen e mirë”, u shpreh Rama.Edhe pse u prit me ceremoni zyrtare, i ftuar nga vetë kryeministri Rama, Sllovakia garantoi se nuk do të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës. kryeministri i Sllovakisë Robert Fico konfirmoi edhe njëherë se nuk do të njoh Kososvën si vend të pavarur .

"Zakonisht i përgjigjem pyetjeve drejtpërdrejt. Për momentin Sllovakia nuk sheh arsye të ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës. Por ne mbështesim dialogun ndërmjet Kosovës dhe Beogradit.Pra e përsëris këtë gjë. Së dyti ka një pozicion politik të Sllovakisë. Qeveria jonë nuk do të ndërrmarë asnjë hap që të vështirësojë jetën e qytetarëve kosovar. Do të ishim të lumtur nëse do arrihej një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë.", u shpreh Fico.