Kontrata kolektive e mësuesve, Sindikatat përçahen në derën e Ministres Nikolla

Sindikatat nuk bëhen bashkë edhe kur bëhet fjalë për diskutimet në arsim, që është edhe sektori kryesor i tyre. Konfederata dhe sindikatat u thirrën nga ministria e arsimit për të diskutuar problemet në këtë fushë, por konfederata dhe sindikata janë përplasur për shkak të kontratës kolektive.Kjo kontratë kolektive është nënshkruar vite më parë nga Xhaferr Dobrushi. Për shkak të përplasjeve të forta që kanë me Kol Nikollën, kreun e konfederatës, Dobrushi nuk ka pranuar të ulet në një tavolinë me të, së bashku me ministren e Arsimit e të diskutojnë për arsimin.Kreu i konfederatës së sindikatave Kol Nikolla akuzoi Dobrushin e sindikatës së arsimit se është bërë  palë me ish-qeverinë Berisha dhe se nuk mbron interesat e punonjësve.  Ndërkohë që shtoi se konkurset nuk po zhvillohen si duhet dhe se ka shumë probleme me trajnimin e mësuesve.Federata e arsimit, i ka paraqitur një sërë problemesh ministres së arsimit dhe i kërkuan respektim të kontratës kolektive të mësuesve.