Haxhinasto: "Rruga e Kombit" me konçesion, jo rritje të biletës së urbanëve
Shqetësimi i ngritur sot nga shoqatat e sigurisë, por dhe qytetarët që çdo ditë në Rrugën e Kombit duket se do të marrë zgjidhjen e kërkuar prej tyre, rruga do jepet me konçension. Kjo është konfirmuar nga Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto. Në Tonight Ilva Tare, Ministri deklaroi se pregatitjet kanë filluar dhe në fund të pranverës pritet të tenderohet. Numri një i Transporteve foli dhe për gjendjen e sigurisë në rrugë, ku njoftoi se të premten Kryeminisri Rama prezanton paketën e plotë me rreth 70 masa ligjore dhe rregullatore me qëllim që rrugët e Shqipërisë të jenë cilësore, të sigurta dhe jo të rrezikshme. Intervista e plotë vijon si më poshtë:Aksidentet, cfarë po ndodh cfarë masash duhet të merren?Një veprim shumë i drejtë është të përfundojnë këto rrugë që janë të haura dhe të realizohen në standardet e duhura, të jenë sa më sigurta dhe të ofrojnë shërbime cilësore edhe për sektorin e transportit. Edhe rrugë të reja do ketë këtë vit, jemi në fazën e tenderimit të një projekti të rëndësishëm Qukës-Qafë Plloqë, Rruga e Arbrit. Besoj se do përfundojnë brenda 2014. Kjo situatë ka nevojë për një reformë të tërë, mes të cilave siguria rrugore. Nesër Kryeministri do shpallë një paketë të plotë masash dhe do synojmë të ulim në mënyrë të ndjeshme këtë bilanc lufte.Jeni nga ata administratorë që keni marrë pjesë në disa qeveri, çfarë do jetë ndryshe në këtë përqasje?Shumë gjëra do jenë ndryshe, vetë realizimi i një strategjie duhet të jetë e shoqëruar me buxhetin përkatës, elementët e sigurisë dhe sinjalistikës kanë pasur rritje të ndjeshme nga një vit më parë.Pse nuk janë siguruar elementët e sigurisë, nëse rrugët kanë përfunduar?Kjo është nga detyrat e mëdha që duhet të zgjidhim. Është një numër i madh kontratash të hapura, ne do hapim kontratat me parashikime në buxhet. Gjendemi në situata ku ka segmenet që kanë dhjetëra vite që punohet në to.Shoqatat e sigurisë rrugore në Kosovë dhe Shqipëri kërkojnë dhënien me koncension të Rrugës së Kombit. Sapo kalon kufirin është e njëjta rrugë, nga e njëjta kompani por me standarde shumë më cilësore. Pse e jona në këtë gjendje?Janë shumë faktorë, e para është mënyra e të konceptuarit të veprës si një vepër konceptohet dhe realizohet me një buxhet përkatës, që nuk ka ndodhur. Vërtet terreni është i thyer, por kjo nuk e justifikon, i mungojnë standardet në sinjalistikë, vijëzim, korsi, hyrje-daljet në zonat e banuara. Banorët e këtyre zonave detyrohen të bëjnë ndërhyrje të paligjshme duke rritur rrezikshmërinë e saj. Rruga është akoma e papërfunduar dhe kërkohet një investim i rëndësishëm për ta përfunduar dhe sjellë në standardet e duhura. Kjo është një çështje që ka kaluar proçese hetimi dhe investigimi, detyra ime është ta sjell në standardet e duhura, është me rëndësi rajonale. Janë dhe disa elemntë të tjerë që mungojnë jo vetëm në këtë rrugë por dhe në tjera, mirëmbajtja, nivelet janë në kufinj të papranueshëm. Një pjesë e rrugëve jepen me kontrata, një pjesë tjetër shërbehen nga tre Drejtori rajonale, Shkodër, Tiranë, Vlorë. Çështja e standardit ka të bëjë me raportin e të gjithëve me standardin, rregullin, ligjin dhe me një vizion se cfarë ndodh me paratë e tyre.Të gjitha përkthehen në miliona para, taksapaguesit i kanë paguar por nuk kanë marrë shërbimin e duhur. Të mos bësh mirëmbajtje e rrugës do të thotë që ajo rrugë do prishet më shpejt dhe riparimi do ti kushtojë përsëri buxhetit të shtetit për riparim. E kemi në plan ta japim me konçesion, jemi në fazë vlerësimi, besoj që deri nga fundi i pranverës të përmbyllim këtë fazë pregatitje për ta tenderuar. Do jetë një mënyrë për të plotësuar disa nga punimet e pabëra, urat, skarpatet, etj.Do paguajnë qytetarët?Po. Legjislacioni është në shqyrtim e sipër, veprat të tilla duhet të rikuperohen dhe mirëmbahen nga vlerat që prodhon. Jam optimist që brenda vitit do jepet me koncesion. Do ketë dhe rrugë të tjera, koncensionimi për mirëmbajtjen e Tiranë-Durrës dhe Tiranë –Elbasan, ku kjo e fundit do mbarojë brenda 2014. Nuk do lejojmë të krijohen borxhe të jashtëzakonshme siç ka ndodhur në vitet e kaluara.Borxhet, një pikë e dobët e Ministrisë që drejtoni, çfarë do ndodhë?450 mln dollarë është vlera e veprave të kontratuara, por vlera e borxhit është 150 mln dollarë, fillimisht do paguhen 120. Ekzistojnë faturat të cilat po rivlerësohen. Borxhi do tu kthehet kompanive, por dhe ato duhet të realizojnë standardet. Procesi i verifikimit do fillojë shumë shpejt dhe parashikojmë të vazhdojë 2 muaj dhe njëkohësisht do të vijojnë përgatitjet për të shlyer borxhet.Rritja e çmimit të biletës së urbanëve në Tiranë, çfarë do ndodhë?Është një problem që duhet zgjidhur, nuk është problem i lehtë. Nuk mund të pranohet të ketë rritje kostoje për të njëjtin shërbim. Nëse do ketë dakordësi për rritjen e çmimit të biletës duhet të ndodhin shumë gjëra që të ketë shërbim më të mirë për qytetarët.Paralajmërojnë grevë shoqatat, si u përgjigjeni?Vlerësimi do jetë serioz, do merren në konsideratë argumentat e paraqitura nga shoqata. Është proçes që duhet të ndodhë në bashkëpunim edhe me Bashkinë, që nga 2008 nuk ka pasur rritje. Ne nuk u fshihemi këtyre çështjeve, por çdo rritje kostoje që rëndon tek qytetarët nuk mund të jetë për të njëjtin shërbim, që do të thotë autobus më frekuent, karburant të cilësisë së lartë, ruajtje të kategorisë në nevojë dhe studentëve, por dhe shërbime të tjera që me një biletë ditore të mund të kalojë nga një linjë në një tjetër. Detyra jonë është të marrim vendime të përgjegjshme në mbrojtje të konsumatorit. Po vlerësojmë të gjithë elementët e nevojshëm për vendimarrje, nëse duhet rritur çmimi, sa, dhe si do jetë shërbimi?Do ketë përmirësim sa i takon transportit ajror?Është në rrugë të mbarë, janë disa kompani të reja, me një kosto shumë më të ulët, konkretisht itineraret me Italinë. E konsideroj të një rëndësie të veçantë ndërtimin e një aeroporti të ri në jug. Shumë shpejt do vijë në Shqipëri një autoritet botëror, gjasat janë që të jetë në Sarandë. Me rëndësi është që edhe aeroporti i Kukësit të jetë operacional për segmente të caktuara, edhe për këtë çështje jemi në rrugën e duhur. TIA garanton objektivat e veta, ne hapim tregun tonë sinë verilindje ashtu dhe në jug.Ka përgjegjësi shteti për falimentimin e Bell Air?Kanë qenë veprimet e duhura dhe mbështetëse, por kompania ka qenë në situatë shumë të vvështirë me detyrime shumë të mëdha ndaj shtetit dhe të tretëve.Lejohen të gjitha kompanitë ta bëjnë këtë?Ka një ligj të caktuar për pagesën e detyrimeve ndaj shtetit, ndaj kësaj kompanie është treguar fleksibiliteti maksimal, por s’kishte zgjedhje.Si mund të jenë të sigurtë tashmë qytetarët për biletat?Ka disa mekanizma. Garancia fillon me dhënien leje me proçedura të duhura të këtyre kompanive.Ka kompani shqiptare të isnteresuar për të hyrë në treg?Është çështje që i takon Aviacionit Civil. Tregu është i hapur, nuk ka asnjë pengesë për të ruajtur monopole. Ka disa kompani që janë të interesuara.Hekurudhat, çfarë do ndodhë?Është një nga objektivat tonë madhorë. Është sektor që padrejtësisht është lënë në rënie të lirë, investimet kanë qenë minimale, potenciali dhe nevoja e tij ra pas falimentimit të disa industrive por ka ardhur koha për ta rivlerësuar. Së pari ka kosto të lirë për qytetarët. Është shumë e rëndësihme që portet tona dhe zonat industriale të vendit të kenë lidhje hekurudhore. Së treti lidhjet hekurudhore me fqinjët, sduhet të harrohet korridori 8. Në planet tona është studimi i lidhjes me Maqedoninë dhe realizimi sa më shpejt.