Didi: Kemi disa pista hetimi për shpërthimet. Problem kartat e telefonit
Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Artan Didi duke e konsideruar normale situatën e kriminalitetit, pranoi se ka vështirësi në hetimin dhe zbardhjen e atentateve me tritol që kanë qënë në seri kohët e fundit.Sipas Didit janë disa pista ku po hetohet ndërkohë që problem mbeten kartat e paidentifikuara telefonike që përdoren në sulme të tilla."Përgjithësisht është në një situatë normale sigurie. Ka vërtet shqetësimet e veta, dhe një fenomen që po bëhet i shpeshtë është përdorimi i lëndëve eksplozive në disa ngjarje, për të cilat policia ka nisur hetimet. Ka pista të ndryshme dhe ne po vazhdojmë të hetojmë këto pista. Një nga këto është problemi i shitjes së kartave nga kompatinë e telefonisë celulare. Është një drejtim që e shikojmë jo vetëm në hetimin e rasteve por dhe në aspektin e rasteve ligjore. Ndërkohë që kompanitë celulare nuk i përgjigjen kërkesave të policisë për të informuar në lidhje me çështje të ndryshme lejon që kartat e tyre të shitet pa u kryer të gjitha procedura ajo e identifikimit të çdo personi që merr kartën" tha Didi.>Megjithatë Didi ka mohuar ekzistencën e një rrjeti që sjell minat e telekomanduara nga jashtë."Nuk bëhet fjalë për trafik të lëndëve eksplozive i kemi këtu që në vitin 1997. Kemi guroret dhe bizneset që kryejnë punimet në rrugë. Kemi kompanitë minerare që përdorin eskploziv. Situata e kontrollit të ruajtjes, mirëmbjajtjes dhe tregëtimit të lëndëve plasëse nuk është në parametrat e duhur. Ne do të marrim masa për të vendosur këtë lloj tregu nën kontroll të rreptë" tha ai.Numri një i policisë i bëri deklaratat pas takimit me Avokatin e Popullit Igli Totozani, ku u diskutua mbi situatën e rendit dhe respektimin e të drejtave të njeriut nga ana e policisë së shtetit.