Paketë për sigurinë rrugore, premtimi i Ramës: Kamera sigurie në të gjithë vendin

Qeveria shqiptare ka paraqitur sot një paketë masash ligjore dhe administrative për rritjen e sigurisë rrugore.Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama theksoi se kjo paketë me 60 masa do të konsultohet më parë me publikun përpara se të nisë zbatimi."I mbetemi bindjes sonë se siguria rrugore është rezultat i shumë aspekteve dhe ndërveprimeve që kanë të bëjnë me zhvillimin e infrastrukturës dhe shërbimeve. Rrugët në Shqipëri janë kthyer në kanale kulluese të parave të taksapaguesve në funksion të korrupsionit dhe të triumfit partiak në funksion të fushatës së radhës na ka sjellë në një situatë ku rrrugët janë në gjendje kritike. Nga Shqipëria përkujtimoret e aksidenteve buzë rrugëve, janë dy paralee të luftrave se aksidentet ku kanë humbur jetën familje të tëra por edhe grupe të rinjsh. Falenderoj ministrat Tahiri dhe Haxhinasto të cilët në këta muaj kanë bashkëpunuar intensivisht edhe me përfaqësues të sektorit të ndryshëm që lidhen me sigurinë rrugore për të shkruar paketën e re ligjore të sigurisë rrugore. Një paketë ligjore dhe administrative që përfshin 60 masa të reja që kanë nevojë për një konsultim publik përpara se të kthehen në një instrument të ri për të rritur nivelin e sigurisë rrugore. Qeveria jonë është shumë e vendosur për të ndërmarrë një hap të rëndë në funksion të rritjes së sigurisë në rrugë" tha Rama.Kryeministri theksoi më tej se rrugët e ndërtuara gjatë këtyre viteve jo vetëm që nuk e kanë afruar Shqipërinë me BE-në por e kanë kthyer atë me shpinë nga Bashkimi Europian."Këto rrugë nuk ka lidhje me Bashkimin Europian por as me vendet jashtë BE-së që janë në rajon dhe një shembull është pjesa e rrugës së kombit nga ajo anë e kufirit dhe pjesa nga ana tjetër e kufirit. Nga Rruga e Kombit rrugë kemi një gropë në buxhet por një grop edhe në qarkullim ndërsa nga ana tjetër një rrugë me të gjitha standartet e BE-së. Sot ndodhemi si shoqëri në një situatë tërësisht dramatike.  Cilësia e rrugëve tona mbetet shumë e ulët ndërsa pjesa më e madhe e atyre që kanë ndërtuar rrugët janë të papaguar. Rrugët kanë mbetur rrugëve dhe një shtet të tërë që ndodhet në mes të rrugës. Kjo është një situatë dramatike dhe një këmbanë alarmi jo për qeverinë dhe policinë pasi ato janë të alarmuara por për të gjithë shoqërinë" shtoi ai.Ndërsa ministri i transporteve Edmond Haxhinasto theksoi se kjo paketë alokon më shumë resurse për vetë përdoruesit e rrugës dhe realizon politika e reja të qeverisë në infrastrukturë."Masat që ne propozojnë mbrojnë pronën shtetërore.  Ky plan alokon më shurë resurse për vetë përdoruesit e rrugës dhe në drejtim të përmirësimit të procesit të marrjes së patentave, në një proces transparent dhe të zhveshur nga korrupsioni. Paketa e sotme vendos një marrëdhënie të re me kompanitë e sigurimeve që do të jenë bashkëshoqëruese në këtë plan. Kjo paketë realizon edhe një sërë politikash të reja të kësaj qeverie në drejtim të infrastrukturës . Kjo paketë vendos standartet e duhura ku sinjalistika do të jetë në vendin që meriton, një ngritje të një sistemi të mirëmbajtes së rrjetit tonë rrugor, në forcimin e shërbimit të transportit ndërqytetas me autobuzë të sigurtë, në rigjallërimin e transportit hekurudhor për të alokuar edhe fondet e  duhura” u shpreh Haxhinasto.