Kodi i transmetimit, AMA:Shkelja e etikës për mediat, tani edhe sanksione

Kodi i transmetimit për mediat audiovizuale është duke u diksutuar me grupet e interesit. Ky kod parashikon jo vetëm zbatimin e etikës por edhe sanksionet për mediat që shkelin të drejtat e njeriut, privatësinë, japin me imazh dhe publikojnë të dhëna për të mitur viktima të abuzimeve apo të krimeve të ndyshme.Kryetarja e AMA-s Endira Bushati tha se ky kod do të imponojë një mënyrë të re tek mediat në programacionet dhe në informimin e tyre.Zimo Krutaj specialistë në sektorin e programacioneve në  autoritetin e mediave audio-vizuale tha se në ngjarje të rënda si vrasje e aksidente tragjike media ka shkelur ndjeshëm etikën duke dhënë detaje me pamje dhe me zë gjithçka në aksidente pa treguar kujdes mbi identitetin e viktimës, pa konfirmuar burimet dhe në anën tjetër duke përfshirë në intervista të mitur si dëshmitar.Do të funksionojë edhe këshilli i ankesave si një nga strukurat më të rëndësishme për të pritur shqetësimet e subjekteve apo individëve ndaj materialeve apo programeve të mediave.