T`i mbash Beatles mbi shpinë! Fansja e çmendur bën tatuazh grupin legjendar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2014, 16:48
Një super Fanse e Beatles ka shpenzuar më shumë se 10.000 paund për një koleksion gjigand të relikeve të "legjendarëve" dhe me rastin e 50 vjetorit të grupit ka bërë një tatuazh që mbulon tërë shpinën e saj.
Fansja e çmendur e Beatles, Jenn Cormack, 29 vjeçe nga Vancouver i Kanadasë, qëndroi për 50 orë e ulur, ndërsa tatuazhi gjigand u bë mbi shpinën e saj.
Tatuazhi, i cili mbulon të gjithë kurrizin e Jennifer, është i përbërë nga imazhe të Beatles- duke përfshirë një lopë deti të kuqe, një nëndetëse të verdhë, diamante në qiell, një luleshtrydhe, si dhe instrumentet e anëtarëve të grupit.
Gjithashtu Jenn vesh edhe 4 qenushët e saj si anëtarët e grupit, John Lennon, Paul McCartney, George Harrison dhe Ringo Star.