Pitt në Australi për të takuar Jolie dhe fëmijët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2014, 16:01
Ka qenë një javë mjaft e zënë për aktorin Brad Pitt, pasi filmi ku ai është protagonist, "12 Years a Slave" u nominua për një sërë çmimesh. Por ai ka gjetur kohën për të vizituar partneren Angelina Jolie dhe gjashtë fëmijët që ndodhen në Australi.
Jolie ndodhet atje për xhirimet e filmit "Unbroken" dhe për këtë ata po kalojnë disa kohë larg njëri-tjetrit. Megjithatë nuk mungon përkushtimi i secilit për familjen.
Pitt u fotografua gjatë mbërritjes në aeroprotin e Sidneit me valixhe në dorë, teksa ka vendosur për të shijuar ca momente me familjen e tij të adhurueshme.
Së fundmi Pitt është komentuar dhe për modelin e ri të flokëve.

